Përditësuar më 21 Shtator 2026.

 

1. Çfarë mbledhim?

  • Informacione Personale: emri, email, nga format e kontaktit të publikuara në këtë website.
  • Të dhëna teknike: IP, shfletuesi, vendndodhja, pajisje.
  • Të dhëna sigurie: Të dhëna teknike të përpunuara nga Google reCAPTCHA për parandalimin e spam-it dhe abuzimit me formularin.

2. Si i përdorim?

Të dhënat përdoren për:

  • t’iu përgjigjur kërkesave të dërguara përmes formularit të kontaktit;
  • komunikuar me ju lidhur me kërkesën tuaj;
  • mbrojtur formularin dhe website-in nga spam-i dhe përdorimi abuziv;
  • mirëmbajtur dhe siguruar funksionimin e website-it.

3. Cookies

Aktualisht, website-i nuk përdor cookies analitike ose marketingu për të analizuar trafikun apo për të personalizuar reklamat.

Formulari i kontaktit përdor Google reCAPTCHA për parandalimin e spam-it dhe abuzimit. Ky shërbim mund të përpunojë të dhëna teknike dhe të vendosë cookie të nevojshme për analizën e sigurisë. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Google.

4. Siguria e të dhënave

Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Treal Construction zbaton masa të arsyeshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave tuaja nga aksesi i paautorizuar, humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi i paautorizuar.

Megjithatë, asnjë transmetim i të dhënave në internet nuk mund të garantohet si 100% i sigurt.

5. Të drejtat tuaja

Ju mund të kërkoni qasje, përditësim ose fshirje të të dhënave tuaja personale.

6. Shkëmbimi me palë të treta.

Të dhënat mund t’u bëhen të disponueshme ofruesve të shërbimeve që ndihmojnë në funksionimin e website-it, si ofruesi i hosting-ut, ofruesi i email-it, mirëmbajtja teknike dhe Google reCAPTCHA. Këto të dhëna përdoren vetëm kur është e nevojshme për ofrimin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e shërbimeve.

Treal Construction nuk i shet të dhënat personale dhe nuk i përdor për marketing pa pëlqimin përkatës.

7. Përditësime

Kjo politikë mund të përditësohet. Ju ftojmë ta rishikoni herë pas here.